Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përcjellë një mesazh në kuadër të Konferencës së IX Ndërqeveritare, duke e cilësuar procesin e integrimit evropian të Shqipërisë si një pasqyrë të punës së palodhur dhe angazhimit institucional.

Ministri Hoxha ka renditur disa data kyçe që, sipas tij, tregojnë historinë mbresëlënëse të një udhëtimi të jashtëzakonshëm:

14 tetor 2024 – Shqipëria nuk kishte hapur asnjë kapitull negociues.

17 nëntor 2025 – Shqipëria kishte hapur të 33 kapitujt negociues.

26 maj 2026 – Shqipëria u bë vendi i parë negociues që arriti #IBAR sipas metodologjisë së re.

14 korrik 2026 – Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të negociatave duke mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë:

Kapitulli 25 – Kërkimi Shkencor

Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura

Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë

Sipas Ministrit Hoxha, ato që duken si data në një afat kohor janë në fakt momente historike që pasqyrojnë një transformim të jashtëzakonshëm, rezultat i punës së palodhur, angazhimit të vërtetë dhe të vazhdueshëm institucional, vendosmërisë së fortë dhe vullnetit të palëkundur politik.

Ai ka theksuar se kur ambicia përputhet me rezultatin, progresi bëhet i mundur, i dukshëm, i matshëm dhe real.

“Muri i zgjerimit” po ndryshon përsëri.