Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Takimi informues i Këshillit të Sigurimit mbi Bosnje-Hercegovinën

Në datën 11 maj 2022, Këshilli i Sigurimit zhvilloi një takim informues mbi Bosnje-Hercegovinën, ku Përfaqësuesi Special (PS) Christian Schmidt raportoi zhvillimet më të fundit në vend. I ftuar gjithashtu ishte Përfaqësuesi boshnjak i Presidencës Shefik Dzarefovic.

Duke iu referuar raportit periodik adresuar SP të OKB-së, Schmidt evidentoi përpjekjet e tij për avancimin e reformave, zhbllokimit të ngërcit institucional, si dhe rritjen e funksionalitetit shtetëror në përgjithësi. Ai dënoi veprimet e njëanshme të Republika Srpska dhe Përfaqësuesit serb në Presidencë Milorad Dodik, që synojnë shkëputjen dhe shpërbërjen e B-H. Ai theksoi se zgjidhja është vetëm në dialog mes përfaqësuesve të etnive, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar. Vlerësoi rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare në tetor të këtij viti, pavarësisht vështirësive në ndryshimin e Ligjit Zgjedhor.

Në fjalën e tij Përfaqësusi i Përhershëm i Shqipërisë Z. Ferit Hoxha shprehu mbështetje për mandatin dhe punën e kryer nga PS Schmidt. Vuri në dukje se Bosnja-Hercegovina duhet të mbështetet në procesin e integrimit evropian, cka do të ndikonte pozitivisht në paqen dhe stabilitetin e tërë rajonit.

“Jemi vecanërisht të shqetësuar mbi retorikën e vazhdueshme politike të mohimit të genocidit të kryer në Srebenicë, glorifikimit të kriminelëve të luftës, si dhe gjuhës së urretjes në baza etnike”, theksoi Ambasadori Hoxha. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve për dialog, në funksion të gjetjes së zgjidhjeve të pranueshme dhe avancimin me integrimin euro-atlantik të vendit.

Në fund Ambasadori Hoxha u shpreh se duhet të ndihmojmë Bosnjë-Hercegovinën, si një vend i vetëm dhe i bashkuar dhe se një mesazh i unifikuar i këshillit është cfarë pritet dhe cfarë meriton B-H.

Në nëntor Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë rinovimin e mandatit të Misionit Paqeruajtës ne Bosnje-Hercegovinë EUFOR-ALTHEA.