Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri Hoxha ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me znj. Anita Orbán, Ministren e ardhshme të Punëve të Jashtme të Hungarisë.

Ministri Hoxha postim në rrjetin social X:

Sot pata një bisedë telefonike të ngrohtë dhe produktive me znj. Anita Orbán, Ministren e ardhshme të Punëve të Jashtme të Hungarisë.

Shpreha vlerësimin tim për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe teknike që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë dhe procesit tonë të anëtarësimit në BE.

U dakordësuam mbi rëndësinë e forcimit të dialogut politik përmes shkëmbimeve më të shpeshta në nivel të lartë, zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, nxitjes së investimeve, si dhe thellimit të bashkëpunimit në sektorë kyç me interes të përbashkët. Po ashtu, shkëmbyem mendime mbi nevojën për koordinim më të ngushtë në adresimin e sfidave aktuale evropiane dhe rajonale.

Mirëpres angazhimin e znj. Orbán dhe ndaj të njëjtin besim e gatishmëri për të punuar edhe më ngushtë së bashku, për të avancuar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të kontribuar në stabilitetin, zhvillimin dhe progresin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe në perspektivën evropiane të rajonit.