Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Kryesimi në NAJ/Presidenca e Shqipërisë në EUSAIR

MOTO : “EU-Youth-AIR cultural exchange”

Shqipëria mban kryesimin/presidencën e Nismës Adriatiko Joniane (NAJ) dhe Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR) për periudhën qershor 2021-maj 2022

Nisma Adratiko-Joniane

Nisma Adriatiko Joniane (NAJ) u zyrtarizua në Ankona, Itali, më 20 Maj 2000. Në aktivitetin themelues morën pjesë shtatë vende, midis të cilëve ishte edhe Shqipëria. Sot vendet anëtare të NAJ-it janë nëntë, përkatësisht Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia, Serbia dhe Sllovenia.

Synimi i Nismës Adriatiko Joniane është nxitja dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal, i parë ky si një kontribut për integrimin evropian të vendeve anëtare. Sekretariati i Përhershëm i NAJ-it e ka selinë e tij në Ankona të Italisë. Shqipëria ushtroi kryesimin e Nismës Adriatiko Joniane në periudhën qershor 2005 – maj 2006, qershor 2013 – maj 2014 dhe se fundmi në qershor 2021-maj 2022.

Strategjia e BE për Rajonin Adriatiko-Jonian

Strategjia e BE-së për Rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR) është një strategji makro-rajonale e hartuar nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me vendet e NAJ dhe u miratuar nga Këshilli në 2014. Objektivi i përgjithshëm i EUSAIR është të promovojë rritjen ekonomike dhe sociale në rajon, duke përmirësuar konkurrencën dhe ndërlidhjen e tij. Kjo Strategji synon gjithashtu të kontribuojë në integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesit e vendeve anëtarë të NAJ morën vendimin që ti bashkonin Presidencat e NAJ dhe EUSAIR në një të vetme. Qëllimi kryesor i këtij vendimi ishte koordinim i përbashkët i NAJ dhe EUSAIR në mënyrë që të evitohet dublikimi i aktiviteteve dhe të eksplorohen sinergji të reja duke bashkuar nivelin politik të këtyre dy iniciative në një të vetme.

Presidenca e Shqipërisë

Prioritetet

Agjenda

Për më tepër informacion klikoni në :

https://www.aii-ps.org/news/372-aii-eusair-chairmanship-of-albanian-programme

https://www.adriatic-ionian.eu/2021/10/19/eusair-presidency-of-albania-programme/