Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (1 korrik 2024 – 30 qershor 2025). SEECP është forumi politik më i rëndësishëm në Evropën Juglindore që përfshin vende me rëndësi strategjike për Shqipërinë. Shqipëria synon të vazhdojë bashkëpunimin për paqen, stabilitetin, sigurinë si dhe zhvillimin ekonomik, politik dhe social të të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Duke marrë përsipër këtë kryesim Shqipëria konfirmon edhe një herë rolin e saj aktiv brenda SEECP dhe përtej rajonit.