Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

“Procedurat që ndjekin funksionaret e lartë për të marrë vendime janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjorë në fuqi. Në mbështetje të ligjit Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, nëpunësi më i lartë civil në ministri është Sekretari i Përgjithshëm, i cili raporton dhe jep llogari drejtpërdrejt te ministri. Sekretari i Përgjithshëm ushtron funksionet e tij në përputhje me ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, ligjin 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” dhe çdo legjislacion në fuqi për aq sa është i zbatueshëm. Funksionarë të lartë në ministri janë dhe anëtarët e trupit të lartë drejtues (TND), që në rastin e Ministrisë së Evropën dhe Punët e Jashtme janë edhe Drejtorët e Drejtorive të Përgjithshme. Drejtorët e Përgjithshëm janë përgjegjësit kryesor për mbarëvajtjen e punës në Drejtorinë e Përgjithshme përkatëse, kryesisht në mbështetje të punës së Sekretarit të Përgjithshëm. Koordinon punën me strukturat që ka në varësi dhe me njësitë e tjera në ministri.”