Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Nisja e procedurës administrative me kërkesë realizohet sipas parashikimeve të nenit 41 e vijues të Kodit të Procedurave Administrative, nëpërmjet depozitimit të kërkesës në rrugë postare ose me anë të mjeteve elektronike pranë institucionit të MEPJ ose në adresat elektronike DK@mfa.gov.al; koordinatorimfa@mfa.gov.al info@mfa.gov.al;. Më tej, kërkesa kalohet për trajtim në strukturat përgjegjëse të MEPJ, të cilat bëjnë vlerësimin e tyre pa vonesë.

 

E drejta e ankimit administrativ legjitimohet në nenin 128 të KPrA për çdo veprim ose mosveprim të MEPJ, kur ekzistojnë elementë paligjshmërie. Ankimi administrativ duhet të paraqitet brenda 30 ditëve pas njoftimit të aktit administrativ ose refuzimit të nxjerrjes së tij. Në rastet e mosveprimit, afati i ankimit të administrativ është jo më parë se 7 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga përfundimi i afatit të caktuar të përfundimit të procedurës administrative.

 

Ankimi administrativ trajtohet nga Sektori i Ankesave Administrative dhe Përfaqësimit Gjyqësor brenda 30 ditëve nga depozitimi i tij.