Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Regjimi i vizave për të huajt përcaktohet në bazë të Ligjit, 79/2021, “Për të huajt”, dhe VKM nr. 858, datë 29.12.2021 për “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në RSh”.

HYJNË PA VIZË NË SHQIPËRI:

* Të huajt që kanë një vizë të vlefshme Shengen, me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga vendet e zonës Shengen, ose që kanë një leje të vlefshme qëndrimi në një nga vendet e zonës Shengen.

* Të huajt që kanë një vizë të vlefshme të SHBA ose të Mbretërisë së Bashkuar, me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga këto vende, ose kanë leje të vlefshme qëndrimi në SHBA ose në Mbretërinë e Bashkuar.

* Shtetasit e huaj që hyjnë dhe qëndrojnë në shtetet e zonës shengen pa vizë.

* Të huajt që janë të pajisur me leje qëndrimi 10 vjeçare, e lëshuar nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, e vlefshme jo më pak se një vit nga momenti i hyrjes.

* Shtetasit nga Arabia Saudite, Bahrein, Katar, Oman dhe Tajlandë mund të udhëtojnë pa vizë për periudhën 6 mars 2024 deri më 31 dhjetor 2024 me dokumentin pasaportë.

* Shtetasit nga Arabia Saudite, Bahrein, Katar, Oman dhe Tajlandë mund të udhëtojnë pa vizë për periudhën 6 mars 2024 deri më 31 dhjetor 2024, ndërsa shtetasit nga Indonezia mund të udhëtojnë pa vizë për periudhën 1 prill deri më 31 dhjetor 2024 me dokumentin pasaportë.

* Mbajtësit e dokumenteve të udhëtimi për të huaj të lëshuar nga vendet anëtare të BE-së:

– Alien’s travel document,

– Travel document (Refugees, Geneva Convention of 28 July 1951),

– Travel document (Stateless persons, NY Convention of 28 September 1954),

– Travel document for person enjoying subsidiary protection.

VLEFSHMËRIA E DOKUMENTEVE TË UDHËTIMIT

Shtetasit e huaj që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në RSH: Pasaporta ose dokumenti i vlefshëm i udhëtimit duhet të jetë me vlefshmëri për të paktën 3 muaj pas datës që do të largoheni nga Republika e Shqipërisë dhe duhet të jetë lëshuar brenda 10 viteve të fundit.

Shtetasit e huaj që kanë nevojë për vizë për të hyrë në RSH: Pasaporta ose dokumenti i vlefshëm i udhëtimit, duhet të jetë me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar dhe të ketë së paku 2 faqe bosh, në të cilat do të vendoset viza pullë, si dhe fotokopja e faqeve me shënime me interes për udhëtimin.

VIZA E TIPIT “C”, është viza, e cila i jep të drejtën mbajtësit të saj të hyjë dhe të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, duke filluar nga data e hyrjes së parë. Viza “C” mund të lëshohet me një, dy ose shumë hyrje. Periudha e vlefshmërisë nuk mund t’i kalojë 5 vjet.

VIZA E TIPIT “D”, është viza, e cila jepet për shtetas të huaj, të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë më shumë se 90 ditë për 180 ditë dhe kur, për t’u pajisur me leje qëndrimi për këta shtetas kërkohet vizë.

TABELA ME REGJIMIN E VIZAVE PËR TË HUAJT:

Regjimi i vizave për të huajt (kliko këtu)

Të huajt nga vende që nuk janë përfshirë në tabelë kanë nevojë për vizë para se të udhëtojnë në Shqipëri dhe aplikimet mund t’i paraqesin në përfaqësinë më të afërt nga vendi i tyre i origjinës ose rezidencës;

PËR LLOJIN E DOKUMENTACIONIT DHE APLIKIMIN ONLINE PËR VIZË, LUTEM KLIKONI NË LINKUN:

https://e-visa.al/