Nisma Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI), është ideuar në vitin 2003, në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe është lançuar zyrtarisht, më 5 prill 2004, në Konferencën Ministeriale të mbajtur në Herceg-Novi, e cila është konferenca themeluese e kësaj nisme si dhe sesioni i parë i Forumit Rajonal të MARRI-t.
MARRI përbëhet nga gjashtë shtete anëtare që janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Kjo nismë, funksionon nëpërmjet dy mekanizmave kryesorë:
Objektivat/fushat e veprimit të kësaj nisme dhe Qendrës së saj përqendrohen në kontributin për lëvizjen e rregullt dhe të lirë të njerëzve, në interes të sigurisë dhe prosperitetit, që lidhen me fushat e mëposhtme si: migrimi, azili, ripranimi, menaxhimi i integruar i kufijve, politika e vizave dhe bashkëpunimi konsullor dhe kthimi i refugjatëve / të të zhvendosurve etj.
Veprimtaria e nismës zbatohet nëpërmjet bashkëveprimit të përfaqësuesve të shteteve anëtare. Ka dy organizma që veprojnë :
Për më tepër informacion klikoni në: http://www.marri-rc.org/
Pothuajse një milion migrantë dhe refugjatë kaluan përmes Ballkanit Perëndimor, në kërkim të sigurisë, ushqimit, strehimit, punës. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohen gjatë rrugëtimit të tyre janë më të mëdha se sa priten. Ndërsa kapacitetet kombëtare nuk janë të mjaftueshme për regjistrimin, tranzitimin, pranimin apo integrimin e numrit të madh të migrantëve dhe refugjatëve.
MARRI (Nisma Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë) si një Nismë Rajonale unike, me mandat kryesor në sferën e migrimeve, azilit dhe refugjatëve ndihmon vendet anëtare për të siguruar këshilla, analiza, trajnime dhe bashkëpunim. Gjithashtu, kjo nismë është një mbështetje për rajonin për të arritur standardet e BE për menaxhim të migracionit.
MARRI inicion, mundëson dhe koordinon procese rajonale për:
· Harmonizimin e legjislacionit me BE
· Ngritjen e kapaciteteve dhe institucioneve
· Këmbimin e informacionit
Liria e lëvizjes është një e drejtë themelore e njeriut:
© Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.