Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, është krijuar më 25 qershor 1992, në Stamboll, me nënshkrimin e Deklaratës së Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të 11 vendeve themeluese që janë: Shqipëria, Armenia, Azerbaxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina.
Shqipëria është anëtare bashkë themeluese e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi(BEDZ/BSEC).
Aktualisht vendeve anëtare të kësaj organizate u është shtuar edhe Serbia, duke e çuar në 12 vende anëtare, pjesëmarrjen në këtë organizatë.
Në Organizatë përveç 12 vendeve anëtare bëjnë pjesë me statusin e vëzhguesit edhe trembëdhjetë vende të tjera si: SHBA, Franca, Italia, Gjermania, Austria, Polonia, Sllovakia, Çekia, Bjellorusia, Kroacia, Tunizia, Egjipti dhe Izraeli.
Organizata ka profil ekonomik dhe fushat e veprimit të saj përqëndrohen në:
Për të realizuar një bashkëpunim sa më efikas midis vendeve anëtare dhe për të mbuluar aktivitetet në fushat kryesore, Organizata ka krijuar disa organizma (related bodies) si:
Për të koordinuar punën e këtyre organizmave është ngritur Sekretariati i Përhershëm i BEDZ-it (PERMIS) me qendër në Stamboll, në drejtimin e të cilit u jepet mundësia vendeve anëtare të marrin pjesë në bazë të parimit të rotacionit.
Shqipëria është një pjesëmarrëse aktive në këtë organizatë duke kontribuar me qëndrimet e saj në çështjet që trajtohen në organizatë dhe veçanërisht në kuadër të diskutimeve për reformimin e vazhdueshëm së organizatës, për bashkëpunimin BEDZ-BE, për ndryshimet organizative dhe strukturore, etj. Shqipëria ka mbajtur kryesinë e radhës së Organizatës në periudhën maj-tetor 2008.
Për më tepër informacion klikoni në: http://www.bsec-organization.org
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.