Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Shqipëria është anëtare e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” të 5 tetorit 1961, që do të thotë se dokumentet shqiptare që do të përdoren në vendet anëtare të së njëjtës Konventë, si dhe anasjelltas, nuk do të legalizohen nga përfaqësitë diplomatike e konsullore.

Për më shumë: http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.authorities&cid=41

Në bazë të kësaj Konvente, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) të vendit pritës.

SHTETET NË TË CILËN KËRKOHET APOSTILLIMI EDHE NË PËRKTHIMIN E NOTERIZUAR

Bazuar në marrëveshjet në fuqi, vendet e listuara më poshtë kërkojnë edhe apostillimin e përkthimit të noterizuar.

  1. Austria
  2. Belgjika
  3. Italia
  4. Kuvajt