Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
|
Postuar më: 18/01/2021
|
Data e Mbylljes: 14/02/2021
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1864
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Projektvendimi i Këshillit të Ministrave synon miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2021 – 2023 (PKIE 2021 – 2023). PKIE 2021 – 2023 do të shërbejë si instrument i planifikimit dhe monitorimit të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe i procesit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. PKIE 2021 – 2023 synon prioritizimin, planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e përafrimit të plotë të legjislacionit shqiptar me acquis e Bashkimit Evropian si një nga kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Plani Kombëtar për Integrimin Evropian ka një objektiv të dyfishtë. Së pari, ai do të shërbejë si instrument i planifikimit të plotësimit të detyrimeve të lindura nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Kjo Marrëveshje, ratifikuar me Ligjin Nr. 9590, datë 27.07.2006 “Për ratifikimin e ‘Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare”, përcakton në nenin 70 të saj detyrimin e Republikës së Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e Bashkimit Evropian në përputhje me afatet e përcaktuara nga kjo Marrëveshje.
Së dyti, bazuar në marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor 2014, PKIE 2021 – 2023 ka si pikësynim final përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me acquis e Bashkimit Evropian si një nga kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian përbën një hap më të avancuar nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim