Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme
I. BAZA LIGJORE
Tarifat për shërbimet konsullore rregullohen në mbështetje të nenit 11 në Ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” si dhe të Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Punëve të Jashtme nr. 37, datë 31.12.2014, “Për përcaktimin e tarifës për shërbimet konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme apo ambasadave tona jashtë vendit”.
II. TARIFAT PËR LËSHIMIN E DOKUMENTEVE TË UDHËTIMIT
Shteti Misioni Diplomatik ose Posti Konsullor Tarifa për Pasaportën Tarifa për Kartën e Identitetit
Austri Vjenë 170 EURO 16 EURO
Belgjikë Bruksel 170 EURO 16 EURO
Francë Paris 170 EURO 16 EURO
Greqi Athinë-Selanik 130 EURO 12 EURO
Gjermani Berlin-Mynih 170 EURO 16 EURO
Itali Romë, Milano, Bari 130 EURO 12 EURO
Mbretëria e Bashkuar Londër 144 POUND 13 POUND
Kanada Otava 240 DOLLARË 18 DOLLARË
SHBA Nju Jork 240 DOLLARË 18 DOLLARË
Suedi Stokholm 170 EURO 16 EURO
Turqi Stamboll 170 EURO 16 EURO
Leje kalimi për shtetas shqiptarë të rritur dhe minorenë – 30 euro ose monedha e baraz vlefshme vendase
Leje transport trupi/hiri-Nuk ka tarifë, shërbimi-falas
III. TARIFAT PËR LËSHIMIN, VERIFIKIMIN DHE LEGALIZIMIN E DOKUMENTEVE
SHERBIMI TARIFA
Certifikatë lindje dhe familjare për 13 shtete për shtetasit shqiptarë 20 EURO
Certifikatë martese vetëm për Italinë 20 EURO
Vërtetim i çdo lloji lëshuar për shtetasit shqiptarë 30 EURO
Legalizimi i dokumentit për shtetasit shqiptarë 15 EURO
Legalizimi i dokumentit për shtetasit e huaj RECIPROCITET
Lidhje martese me shtetas shqiptare 30 EURO
Lidhje martese me shtetas te huaj 30 EURO
Leje martese (nulla osta matrimonio)-vetëm për Italinë 30 EURO
IV. TARIFAT PËR LËSHIMIN E AKTEVE NOTERIALE DHE PËRKTHIMIN E DOKUMENTEVE
SHERBIMI TARIFA
Deklaratat noteriale 20-euro ose shuma e baraz vlefshme me monedhën vendase
Prokurat e Posaçme 20-euro ose shuma e baraz vlefshme me monedhën vendase
Aplikim për Autentifikim nënshkrimi 20-euro ose shuma e baraz vlefshme me monedhën vendase
Vërtetim përkthimi i dokumenteve 10 euro/faqe
V. TARIFAT PËR SHTETËSINË
SHERBIMI TARIFA
HEQJE DORË NGA SHTETËSIA 30 Euro
RIFITIM SHTETËSIE 30 Euro
Tarifa mund të arkëtohet edhe në dollarë ose në monedhën e vendit, duke pasur parasysh kursin e këmbimit në momentin e kryerjes së veprimeve.
Pagesat për tarifat kryhen kurdoherë përmes transfertave bankare, me parapagim.