Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

INFORMACION MBI UDHËTIMIN E TË HUAJVE ME KAFSHË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në zbatim të nenit 33, pika 5 të Ligjit nr. 10465, datë 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, kafshët e shoqërimit të cilat, për qëllime jotregtare, hyjnë për në ose dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë përmes Pikave të Inspektimit Kufitar (PIK), shoqërohen me dokumentacionin veterinar që i nënshtrohen kontrollit veterinar në PIK.

Kërkesat që duhet të plotësohen në lëvizjen e kafshëve të shoqërimit nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë si me poshtë:

1.  Kur lëvizin, kafshët e shoqërimit (qentë, macet), duhet:

     a) të jenë të identifikuara (nga një tatuazh i lexueshëm qartësisht, ose nga një sistem identifikimi elektronik, ose nga matrikull)

     b) të jenë të shoqëruara nga një pasaportë e lëshuar nga një veteriner zyrtar duke vërtetuar që:

  • Është kryer vaksina kundër tërbimit
  • kur është e nevojshme, mbi kafshët në fjalë janë kryer masa parandaluese lidhur me sëmundje të tiera

2. Lejohet lëvizja e kafshëve të shoqërimit (qentë, macet), të cilat janë nën moshën 3 muaj dhe të pavaksinuara, në qoftë se janë të shoqëruara nga nië pasaportë dhe kanë qendruar në vendin në të cilin ato kanë lindur që nga lindja pa pasur kontakt me kafshë të egra të cilat kanë qenë të ekspozuara ndaj infeksionit ose shoqërohet nga mëmat e tyre nga te cilat ato jane akoma të varura.