Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Lundroni në këtë Seksion

Elida Petoshati shërben si Drejtore e Kabinetit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë që prej 31 marsit 2026. Më herët, ajo ka qenë Drejtore e Drejtorisë së Bashkimit Evropian në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme (shkurt 2025–mars 2026). Në afro 30 vite përvojë në shërbimin e jashtëm, ka ushtruar detyra të larta, si Drejtore për Rajonin dhe Vendet Fqinje, Drejtore për Italinë, Greqinë dhe Turqinë (përfshirë Selinë e Shenjtë, Maltën dhe Qipron) dhe Sekretare e Përgjithshme e Komisionit Kombëtar për UNESCO-n dhe Frankofoninë. Ka shërbyer si Ambasadore e Shqipërisë në Kanada ( maj 2011–shkurt 2016) dhe në Mbretërinë e Danimarkës (nëntor 2018–shkurt 2024). Gjatë karrierës dhe funksioneve të saj, ka dhënë kontribute të rëndësishme në politikën e Shqipërisë për Ballkanin Perëndimor e Rajonin më gjerë, bashkëpunimin rajonal, dialogun ndërkulturor dhe integrimin evropian. Është Doktore në Shkencat Filologjike nga Universiteti i Bukureshtit, mban titullin Profesore e Asociuar në Universitetin e Tiranës dhe flet rrjedhshëm pesë gjuhë të huaja.