Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

APLIKIM PËR RIFITIM SHTETËSIE SHQIPTARE

PËRSHKRIMI

 

  • RIFITIMI I SHTETËSISË NGA PERSONI, QË KA HEQUR DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE PËR SHKAK TË PREMTIMIT TË FITIMIT TË NJË SHTETËSIE TJETËR. 
  • PERSONI E RIFITON SHTETËSINË SHQIPTARE NË QOFTË SE NUK KA FITUAR SHTETËSINË E PREMTUAR, SI DHE PERSONAT QË JETOJNË NË SHTETET KU LEJOHET DY OSE MË SHUMË SHTETESIA.

DOKUMENTACIONI

NGA KONSULLI

NGA APLIKANTI

 

 

 

 

 

ISH-SHTETASI SHQIPTAR, QË NUK KA FITUAR SHTETËSI TJETËR, PËR RIFITIM TË SHTETËSISË SHQIPTARE

 

  1. Certifikata e lindjes nga akti/personale
  2. Certifikata familjare
  3. Vërtetimi i njësisë administrative përkatëse për çdo aplikues madhor
  4. Certifikata e lindjes ose e vdekjes së prindërve të çdo aplikuesi
  5. Vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar në Republikën e Shqipërisë
  1. Kërkesa e të interesuarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë (SHKARKO FORMATIN KËTU)
  2. Deklaratë noteriale nga çdo aplikant mbi moshën 14 vjeç, për faktin e aplikimit ose jo për të fituar shtetësi tjetër, si dhe nëse është aktualisht person pa shtetësi;
  3. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore të lëshuar nga organet kompetente të shtetit të tretë dhe/ose të shtetit ku kërkuesi ka pasur qëndrim të ligjshëm më shumë se 6 muaj;
  4. Dokument i cili vërteton heqjen e shtetësisë shqiptare (Dekreti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë ose certifikatë aktuale personale ku shënohet numri dhe data e dekretit të heqjes dorë nga shtetësia);
  5. Mandat pagesa

 

 

 

 

 

ISH-SHTETASI SHQIPTAR QË KA HEQUR DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE DHE KA FITUAR NJË SHTETËSI TJETËR

  1. Certifikatë lindje nga akti/personale marrë në RSH
  2. Certifikatë familjare marrë në Republikën e Shqipërisë
  3. Vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar në Republikën e Shqipërisë
  1. Kërkesa e të interesuarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë (SHKARKO FORMATIN KËTU)
  2. Certifikat lindje nga akti/ personale në vendin e shtetësisë së huaj
  3. Certifikatë familjare marrë në vendin e shtetësisë së huaj
  4. Dëshmi penaliteti të lëshuar në vendin e shtetësisë tjetër ku aplikanti ka jetuar më shumë se 6 muaj (apostiluar/legalizuar dhe përkthyer)
  5. Dokument i cili vërteton heqjen e shtetësisë shqiptare (Dekreti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë ose certifikatë aktuale personale ku shënohet numri dhe data e dekretit të heqjes dorë nga shtetësia);
  6. Dokumenti i cili vërteton shtetësinë e huaj (pasaportë, kartë identiteti certifikatë natyralizimi/ personale ose vërtetim nga Bashkia/Komuna
  7. Mandat pagesa*

FAZAT E APLIKIMIT

është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit
ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve
nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet”

FAZAT I-II

I-TARIFA E SHËRBIMIT

II PERIUDHA E VLEFSHMËRISË

 

30-euro ose tarifa e barazvlefshme me monedhën vendase

6 muaj *Pranohen dokumente të lëshuara, jo më shumë se 6 muajt e fundit nga data e aplikimit

FAZA III-IV

III-MARRJA E SHËRBIMIT

IV-KOHËZGJATJA SHËRBIMIT

 

Vetëm me paraqitje fizike

Qytetari paraqitet në Ambasadë/Konsullatë me mandatin origjinal (jo fotokopje) të pagesës dhe dokumentacionin origjinal

10-30 ditë
Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për të përcjellë dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë ose paraqitjes fizike

UDHEZIME

  • Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve minorenë, për të cilët shprehen prindërit e tyre. 
  • Të gjitha dokumentet që përmenden më sipër, pranohen kur janë origjinale (përveç atyre që janë përcaktuar fotokopje), të legalizuara ose apostiluara secili më vete sipas legjislacionit në fuqi. 
  • Në rast të ndryshimit të gjeneraliteteve për personat që kanë hequr dorë nga shtetësia dhe kanë fituar shtetësi tjetër, të paraqitet një dokument zyrtar i cili vërteton ndryshimin e gjeneraliteteve në shtetin e shtetësisë së huaj, i legalizuar/apostiluar, përkthyer dhe noterizuar.
  • Në rast se përkthimi është bërë nga një përkthyes i huaj duhet të aplikoni për Vërtetim Përkthimi në link: https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-perkthim-dokumenti/*Në rast se qytetari nuk e zotëron dekretin e Presidentit për heqjen dorë nga shtetësia kërkon pranë Konsullit shërbimin: Vërtetim i ndryshëm konsullor https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-vertetime-te-tjera-konsullore/
  • Mandatpagesa duhet të përmbajë emrin, mbiemrin e aplikuesit, kodin e aplikimit dhe emrin e shërbimit.

 

PROCEDURA E INSTITUCIONEVE

  • Me paraqitjen e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues, Ministria e Brendshme brenda 6 (gjashtë) muajve shqyrton dokumentacionin e paraqitur, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve të përcaktuara në ligjin e shtetësisë dhe i përcjell Presidentit të Republikës propozimin për nxjerrjen e dekretit.
  • Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë, ministria e brendshme brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve kthen dosjen në MEPJ, dhe kjo e fundit Ambasadës apo Konsullatës për të njoftuar personin e interesuar brenda një afati 15-ditor. 
  • Në rast se dokumentaconi është i plotë dhe rregullt Presidenti i Republikës brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga paraqitja e propozimit nga ministria e brendshme nxjerr dekretin përkatës dhe ia komunikon personit që ka paraqitur kërkesën, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative.
  • Kopje e dekretit për rifitimin e shtetësisë shqiptare i dërgohet edhe Ministrisë së Brendshme për të kryer veprimet e nevojshme administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi për gjendjen civile. 
  • Dekreti botohet në Fletoren zyrtare.

APLIKIM 

 

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN NË e-albania KLIKO KETU

 

 

|