Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Historiku i Arkivit Historik dhe Diplomatik i RSH

Arkivi Historik dhe Diplomatik i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme është pasqyrë e kujtesës institucionale të shtetit shqiptar në marrëdhëniet ndërkombëtare. Krijimi i tij është i lidhur ngushtë me ngritjen e strukturave të para të diplomacisë shqiptare menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912.

Në dekadat e para, ruajtja e dokumentacionit arkivor ishte shpesh e fragmentuar, për shkak të mungesës së një strukture të konsoliduar shtetërore, krizave të brendshme dhe ndryshimeve të shpeshta institucionale. Arkivi i Ministrisë së Jashtme së Shqipërisë i ka fillesat në vitin 1922, në të njëjtën kohë me ngritjen e administratës së rregullt diplomatike, legatave  dhe të konsullatave shqiptare jashtë vendit. Kjo periudhë përkon me etapën e konsolidimit të Ministrisë së  Jashtme, pas njohjes de facto të shtetit shqiptar nga fuqitë e mëdha dhe pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920. Përmes përpjekjeve të zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme, shumë dokumente themelore mbi njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, traktatet, komunikimet me Lidhjen e Kombeve dhe më pas me Kombet e Bashkuara, u ruajtën në mënyrë të organizuar.  Për vitet 1913–1920: dokumentacioni diplomatik ishte i fragmentuar dhe shpesh i ruajtur nga vetë zyrtarët në mënyrë jo të centralizuar, nga viti 1922: fillon organizimi institucional i Ministrisë së Jashtme me strukturë të dedikuar.

Pas vitit 1945, me stabilizimin e strukturave shtetërore dhe vendosjen e një sistemi të centralizuar arkivor në Shqipëri, dokumentacioni diplomatik filloi të përpunohej sipas normave të përcaktuara nga Arkivi i Shtetit. Kjo periudhë shënon fillimin e grumbullimit sistematik të dokumenteve të përfaqësive shqiptare jashtë vendit dhe korrespondencës ndërinstitucionale, duke përfshirë traktatet, memorandumet, raportet dhe notat verbale duke fituar  rolin e saj si depozitë e kujtesës së politikës së jashtme të Shqipërisë. Arkivi Historik  i Ministrisë së Jashtme, u  krijua si arkivë sistemi me VKM nr. 89, datë 21.03.1964. Pas VKM nr. 89,

Arkivi Historik dhe Diplomatik i RSH-së sot ka statusin e një Arkivi të Përhershëm në kuptim të Ligjit nr. 27/2024 “Për Arkivat” dhe përpunon, ruan, administron dhe shërben:

  • dokumentet që janë krijuar nga shteti shqiptar që nga viti 1912
  • dokumentet që janë krijuar nga autoritetet publike deri në vitin 1944
  • dokumentet që janë krijuar nga organet partiake deri në vitin 1991
  • dokumentet e krijuara nga ministria përgjegjëse për punët e jashtme
  • dokumentet e krijuara nga Institucionet e varësisë.
  • dokumentet e krijuara nga Institucionet e tjera përgjegjëse për çështjet e jashtme dhe diasporës kur nuk janë pjesë e kësaj Ministrie

Misioni i Arkivit Historik dhe Diplomatik të RSH-së

Në vitet e fundit, Arkivi Historik është rikonceptuar si një Arkiv i Përhershëm, pjesë e rrjetit arkivor kombëtar, në përputhje me ligjin për arkivat 27/2024 dhe varet drejtpërdrejtë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) kurse, nga ana metodike, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ( DPA)

Arkivi Historik është përgjegjës për:

  • ruajtjen e dokumentacionit historik të MEPJ-së, përfaqësive diplomatike, dhe konsullore dhe institucioneve të varësisë;
  • përpunimin shkencor të materialeve;
  • shërbimin ndaj  MEPJ dhe institucioneve, si dhe studiuesve/kërkuesve shqiptarë dhe të huaj;
  • promovimin e trashëgimisë diplomatike përmes botimeve, ekspozitave dhe dixhitalizimit;

Arkivi Historik i MEPJ-së mbetet sot një nga burimet më të rëndësishme për dokumentimin e historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe për forcimin e identitetit të saj diplomatik në arenën ndërkombëtare.

Detyrat e Arkivit Historik dhe Diplomatik të RSH-së

  1. Bashkëpunon me institucionet e qeverisjes dhe të administratës shtetërore, qendrore e vendore, si dhe me organet jo shtetërore, për administrimin ligjor të pasurisë arkivore, kudo që ajo ekziston ose krijohet.
  2. Përgjigjet për plotësimin e kërkesave dhe ankesave të qytetarëve dhe të subjekteve shtetërorë e jo shtetërore për shërbimin që ofrohet nga Arikivi Historik dhe Diplomatik (DAHD).
  3. Kryen përpunimin tekniko-shkencor të dokumenteve të depozituara në DAHD, dhe arkivat e sistemit, kur ato janë pranuar sipas ligjit “Për arkivat”.
  4. Ndjek, zbaton dhe kontrollon kërkesat teknologjike të ruajtjes fizike të dokumenteve të fondeve që ruhen në Arkivin Historik dhe Diplomatik dhe institucionet e varësisë të MEPJ. Siguron ruajtjen fizike të dokumenteve e mikrofilmave, duke zbatuar rregullat për mirëmbajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.
  5. Kryen veprimet e pranimit të dokumenteve që kalojnë për ruajtje të përhershme nga Arkivi në veprim i MEPJ dhe institucionet e varësisë.
  6. Organizon dhe ndjek zbatueshmërinë metodologjike-profesionale të veprimtarisë arkivore në të gjithë rrjetin arkivor të MEPJ dhe propozon përsosjen e shërbimit për njësi të veçanta apo për gjithë rrjetin arkivor kombëtar.
  7. Kontrollon zbatimin e ligjit për arkivat si dhe të akteve nënligjore për punën me dokumentet në gjithë rrjetin arkivor të MEPJ Përfaqësive Diplomatike dhe Institucionet e tjera përgjegjëse  për çështjet e jashtme dhe diasporës.
  8. Organizon punën për hartimin e projekteve dhe paraqet për miratim standarde të reja ligjore e nënligjore, studime, literaturë teorike e mjete metodike për punën me dokumentet dhe arkivat.
  9. Ndjek, zbaton dhe kontrollon procedurat e krijimit, të ruajtjes dhe të aksesit të dokumenteve që ruhen në arkivat në varësi të saj, sipas normave tekniko-shkencore të hartuara për këtë qëllim.
  10. Vë në dispozicion të studiuesve mjetet e informimit dhe shërben dokumentet në përputhje me rregulloren e shfrytëzimit.
  1. Bën modernizimin e vijueshëm të mjeteve të kërkimit arkivor, në përputhje me skemën e klasifikimit të dokumenteve, si katalogë, udhërrëfyes historikë fondesh, regjistra dhe botime të tjera me karakter njohës dhe  informues.
  2. Përgatit dhe organizon aktivitete të ndryshme me karakter promovuese e shkencor.
  3. Ka në administrimin e tij Salla e Studimit të MEPJ, e cila shërben për konsultimin e të gjithë arkivave të përhershëm nga studiuesit, dhe kryen shërbimet arkivore kundrejt pagesës për të interesuarit.
  4. Është pjesë e: Komisionit të Ekspertizës së Dokumentacionit dhe Komisionit Epror të Ekspertizës në MEPJ, Këshillit të Lartë të Arkivave dhe Komisionit Qendror të Ekspertizës pranë DPA.
  5. Kryen ekspertizën e dokumentacionit që do të paraqitet pranë Komisionit të Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të Informacionit të Klasifikuar “sekret shtetëror”.
  6. Arkivi Historik dhe Diplomatik përpunon, ruan, administron dhe shërben:  dokumentet arkivore të cilat me mbarimin e afatit të shërbimit operativ, pranë arkivave të institucioneve fondkrijuese MEPJ. Përfaqësi Diplomatike, Institucionet e tjera përgjegjëse  për çështjet e jashtme dhe diasporës dorëzohen prej tyre për ruajtje dhe administrim në Arkivin Historik dhe Diplomatik.
  7. Arkivi Historik dhe Diplomatik përpunon, ruan, administron dhe shërben  dhe  dokumentet e subjekteve jo shtetërore, të personave juridikë e fizikë privatë, si dhe ato të personaliteteve shkencore, politike, kulturore, të krijuara jashtë përgjegjësive të tyre shtetërore, të shpallura me interes historik kombëtar, dhe që dorëzohen në Arkivi Historik dhe Diplomatik me vullnetin e tyre ose të trashëgimtarëve, me marrëveshje.
  8. Arkivi Historik dhe Diplomatik sipas  ligjit për Arkivat  ka të drejtën e blerjes dhe të administrimit të trashëgimisë dokumentare dhe të dorëshkrimeve.

Vizioni i Arkivit Historik dhe Diplomatik të RSH-së

Të ruajë, administrojë, përpunojë dhe promovojë dokumentacionin historik për marrëdhëniet me jashtë dhe diasporën, duke siguruar akses të gjerë, cilësor dhe të dixhitalizuar për, diplomatët, studiuesit dhe publikun, në funksion të kujtesës institucionale dhe trashëgimisë diplomatike të Shqipërisë.

Të kthehet në një qendër ekselence për ruajtjen dhe promovimin e historisë së diplomacisë shqiptare, përmes bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar, teknologjisë bashkëkohore dhe një qasjeje transparente e të hapur ndaj publikut, duke kontribuar në formësimin e politikës së jashtme mbi baza dokumentare e historike.

Të konsolidohet si një qendër ekselence nëpërmjet dixhitalizimit, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe zhvillimit të kapaciteteve arkivore që i përgjigjen standardeve profesionale.

Në periudhën 2025–2035,  parashikohet dixhitalizimi i fondit arkivor 1912– deri më sot, krijimi i një salle të dedikuar leximi për studiuesit, ndërtimi i një platforme të aksesit elektronik për studiuesit.

Legjislacioni, Dokumente dhe Katalogët 

Ligji për Arkivat 

Rregulorja për punën me dokumentacionin dhe arkivat në Ministrinë Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Përfaqësitë Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionet përgjegjëse për çështjet e jashtme dhe diasporën

Lista tip me afatet e ruajtjes së dokumenteve me rëndësi historike kombëtare (RHK)

Rregullorja e shfrytëzimit të dokumenteve arkivore në sallën e studimit të Arkivit Historik dhe Diplomatik.

Formulari i aplikimit për shfrytëzimin e dokumenteve arkivore të Arkivit Historik dhe Diplomatik.

Tarifat e njësuara të shërbimit të dokumentacinit në rrjetin arkivor kombëtar të RSH

 Katalogët

 

Orari i pritjes  së kërkuesve/studiuesëve në sallen e studimit:
E hënë – e enjte: 10:00 ÷ 15:00

Kontakt:

Email: arkivi.historik@mfa.gov.al

Adresa postare: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë;