Aplikim për Rifitim Shtetësie Shqiptare



APLIKIM PËR RIFITIM SHTETËSIE SHQIPTARE
Përshkrimi Rifitimi i shtetësisë nga personi që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër. Personi e rifiton shtetësinë shqiptare në qoftë se nuk ka fituar shtetësinë e premtuar, si dhe personat qe jetojnë në shtetet ku lejohet dy ose më shumë shtetesia.
Dokumentacioni i nevojshëm 1) Kërkesa e të interesuarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
2) Çertifikata e lindjes;

3) Certifikata familjare;

4) Relacioni shpjegues dhe konfirmimi nga komisariati i policisë vendore dhe prefektura përkatëse lidhur me shtetësinë që kanë ose kanë pasur prindërit e çdo aplikuesi;

5) Deklarata noteriale e çdo aplikuesi madhor, ku deklarohet se nuk ka fituar shtetësi tjetër dhe se aktualisht është person pa shtetësi;

6) Vërtetimi i njësisë administrative përkatëse për çdo aplikues madhor;

7) Çertifikata e lindjes ose e vdekjes së prindërve të çdo aplikuesi;

8) Fotografia e aplikuesit (1 copë).

9) Mandat pagesa.
Hapat
e procedurës
1)Aplikimi online
2)Verifikimi online nga konsulli

3)Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur në Përfaqësi

4)Paraqitja e dokumentacionit origjinal personalisht nga aplikuesi

5)Fillimi i shqyrtimit të praktikës nga autoritetet kompetente (MPB,Presidenca)

6)Njoftimi i konsullit tek qytetarit në përfundim të mbylljes së praktikës dhe dhënies së vendimit nga autoritetet kompetente
Tarifa e
shërbimit
30 euro ose
Tarifa ekuivalente në monedhën vendase
Afatet e përgjigjes 3 muaj
RregullatTë gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vule apostile apo legalizimi në MPJ Tiranë.
Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.
Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve minorenë, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
Të gjitha dokumentet që përmenden më sipër, pranohen kur janë origjinale (përveç atyre që janë përcaktuar fotokopje), të legalizuara, secili më vete sipas legjislacionit në fuqi.
Pranohen dokumente të lëshuara, jo më shumë se tre muajt e fundit, nga data e aplikimit.
Dokumenti i premtimit të shtetësisë tjetër, pranohet me afat kohor jo më shumë se dy vitet e fundit.
Shënime

Aplikimet për rifitimin e shtetësisë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve të mitur, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
Të gjitha dokumentet e lëshuara në Shqipëri apo në vende të tjera pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e korrigjime.
Të gjitha dokumentet sigurohen nga vetë të interesuarit.
APLIKIMPËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU